Dy ditë pas vrasjes së 53-vjeçarit Agim Buci, dhe plagosjen e gruas të të ndjerit, gjatë grabitjes në Kamëz, policia zbardh të plotë ngjarjen.
Në një deklaratë për mediat, drejtori i policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj tha se dy autorët e dyshuar të krimit janë: Vladimir Kurti 28-vjeç, Ruzhdi Hode 25-vjeç, të dy banues në Tiranë.
Vladimir Kurti, rezulton të jetë i dënuar më parë për grabitje me dhunë. Pasi ka pranuar krimin përpara grupit hetimor, ai ka rrëfyer edhe vendin ku fshehën armën tip pistoletë pas ngjarjes. Ai ka qenë i dënuar në vitin 2010 me 5 vite burg.
Ai ka shfaqur pendesë dhe përpara grupit hetimor ka qenë i frikësuar dhe në lot. Autori i dytë i arrestuar është identifikuar si Ruzhdi Hoda edhe ai me origjinë nga Burreli, por banues në Kamëz.