Kryeministri i Zelandës së Re, Jacinda Ardern, thuhet se i ka paguar faturën e pazareve një nëne në supermarket.
Gruaja në fjalë kishte harruar kuletën në shtëpi dhe kryeministrja që ndodhej prapa saj u ofrua që t’ia paguante.
Nëna ishte gati për të paguar ushqimet që kishte blerë në Auckland, kur e kuptoi se nuk kishte portofolin me vete.
E pyetur në konferencën për shtyp të enjten se pse u afrua që t’i paguante gruas pazaret, Ardern u përgjigj me një fjali.
Ajo tha:
Sepse ajo ishte një nënë.”
Gruaja më pas postoi një mesazh falënderues në mediat sociale.
Ajo shkroi:
Vetëm kur mendon se Jacnda Ardern nuk mund të bëhej më e dashur dhe autentike … ajo shkon dhe paguan produktet e tua ushqimore në supermarket, sepse ti ke dy fëmijë me vete..”