/“Kishte pIan për të bIIokuar deri në ditën e zgjedhjeve…”- Balluku zbuIon prapaskenat e grųshtit të shtetit

“Kishte pIan për të bIIokuar deri në ditën e zgjedhjeve…”- Balluku zbuIon prapaskenat e grųshtit të shtetit

Ministrja Belinda Balluku deklaroi se eshte zbuluar qe protesta e kontrollorëve të trafikut ajror ne Rinas ka qenë e organizuar për të pasur një bllokim deri ditën e zgjedhjeve.

Nga aeroporti i Rinasit, ministrja u shpreh se janë marrë të gjitha të dhënat dhe po bëhet verifikimit për të arritur në konkluzionet e duhura.

“Kjo na ka bërë të kuptojmë se ka qenë një plan i organizuar për të pasur një bllokim deri ditën e fundit të zgjedhjeve.

Janë marrë të gjitha të dhënat për të bërë një verifikim të thellë të kësaj situatë dhe për të arritur në konkluzionet e duhura.

Trafiku ajror ka filluar punën dhe ne po zgjidhim hap pas hapi për të vënë në funksion dalëngadalë

të gjitha njësitë dhe për të kthyer gjithçka në normalitet”, u shpreh ministrja.