Kishte vape,hap deren e avjonit per tu freskuar

    0
    220

    Një burrë në Kinë ka marrë një gjobë prej 11 mijë dollarësh, pasi hapi daljen e emergjencës në avionin me të cilin udhëtonte. Burri i identifikuar si Chen, po udhëtonte nga ishulli i Hainanit, por gjatë udhëtimit ai ndjeu vapë në avion dhe kështu vendosi të hapte një dritare për të marrë ajër.

    Incidenti ndodhi ndërsa avioni po ngrihej nga aeroporti i Mianyang-ut në provincën Sichuan, kur burri ngriti dorën dhe tërhoqi dorezën e derës së emergjencës.

    Pjesa e brendshme e derës ra dhe menjëherë u aktivizua alarmi për ulje. Më pas 25-vjeçari tha se nuk e dinte se ajo ishte një dalje emergjence.

    Ekuipazhi tha se shpjegimet për sigurinë gjatë fluturimit ishin bërë para se avioni të ngrihej. E ndërsa Chen u mbajt në paraburgim për 15 ditë për zhvendosje të paautorizuar të pajisjeve të avionit. Tashmë atij i duhet të paguajë gjobën për të mbuluar dëmet.