/Kjo është 13-vjeçarja që po ndihmon familjen me mbulimin e shpenzimeve për trajtimin e sëmundjes që ka

Kjo është 13-vjeçarja që po ndihmon familjen me mbulimin e shpenzimeve për trajtimin e sëmundjes që ka

Yllka Leti nga Prishtina, e ndihmuar nga talenti me të cilin është bekuar, po ndihmon familjen me shpenzimet që kanë për trajtimin e sëmundjes së saj.

13-vjeçarja vuan nga Fibroza Cistike dhe terapia e saj është shumë e kushtueshme. Sikur kjo të mos mjaftonte, iIaçet për sëmundjen e saj nuk gjenden në Kosovë.

Duke qenë se medikamentet që duhen për të trajtuar sëmundjen e saj kushtojnë shumë, Yllka e ndihmuar nga mësuesja e saj Valbona, ka nisur të shesë pikturat që ajo pikturon.

Vajza tregon:

Profesoresha Valbonë i ka parë krejt aftësitë e mia dhe i ka lind ideja që unë mi shit pikturat e mija për me ndihmu mi ble barnat dhe kështu deri sot nuk kisha mundur me ia dalë pa ndihmesën e profesoreshës.”
Adoleshentja ka rrëfyer për Insajderin se iIaçet për problemin e saj shëndetësor janë të kushtueshme dhe për këtë arsye ndihet mirë që po e ndihmon sadopak familjen.