/Kjo është 30-vjeçarja që HOQl dorë nga puna për t’u kujdesur për bashkëshortin: Burrat duhen IIastuar

Kjo është 30-vjeçarja që HOQl dorë nga puna për t’u kujdesur për bashkëshortin: Burrat duhen IIastuar

Katrina Holte zgjohet çdo mëngjes në orën 6.30 për t’i bërë gati rrobat bashkëshortit dhe më pas zbret në kuzhinë e bën gati mëngjesin për të. Pasi i bën gati edhe drekën që ai e merr me vete, Katrina e kalon pjesën e mbetur të ditës duke pastruar, larë dhe hekurosur.

Kur vjen ora ajo nis të gatuajë darkën e cila është e shtruar çdo natë në kohën e duhur, pa asnjë minutë vonesë.

Por, një vit më parë, rutina e saj ishte komplet ndryshe pasi 30-vjeçarja dha dorheqjen nga puna për t’u bërë shtëpiake e fry.mëzuar nga vitet ’50.

Tashmë ajo kujdeset me kohë të plotë për bashkëshortin 28-vjeçar, Lars.

Më parë ajo punonte por vendosi ta linte në mes karrierën për një stil jete ndryshe pasi i kishte ardhur në majë të hun.dës puna në zyrë.

Duke folur për mënyrën e re të jetësës, ajo thotë:

Ndihem sikur kjo është gjëja që kam dashur gjithmonë të bëj. Është ëndrra e jetës sime dhe burri im ndan të njëjtat pikëpamje. Kam goxha punë, shumë pjata për të larë, rroba dhe hekurosje, por ndihem e lumtur pasi po kujdesem për burrin…Mendoj që burrat kanë nevojë për një grua që t’i bëje të ndihen të IIastuar herë pas here.”

Holte tashmë e ka mbushur shtëpinë e saj me mobile që kanë stil të viteve1940 në dhomën e ndenjes dhe ka një dhomë gjumi tradicionale.

Burimi:Mirror|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania