Kjo eshte familja me e vecante ne bote ku te gjithe antaret e familjes kane nga 6 gishta

    0
    343

    Për shumë prindër, lajmi se fëmija i tyre vuan nga një çrregullim mund të jetë shumë i rëndë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur me familjen Da Silva nga Brazili.

    Ata janë krenarë për faktin që 14 anëtarë nga 23 të familjes së tyre, kanë lindur me një deformim të rrallë.

    Ata kanë 6 gishta në çdo dorë, e madje edhe në këmbë. Ky deformim ka prekur edhe pinjollin më të ri të kësaj familjeje, Viniciusin.

    Familja shpreson që kur të rritet edhe pak, i vogli do të mund të dijë si ta përdorë me efiçencë gishtin ekstra, sikurse vëllai më i madh, Joao Assis, i cili është portier, ose e motra, Maria Morena, e cila i bie pianos.