/KJO ËSHTË SUEDEZJA ME KËMBË 1 METËR TË GJATË (FOTO)

KJO ËSHTË SUEDEZJA ME KËMBË 1 METËR TË GJATË (FOTO)

Një modele suedeze ka grumbulluar mbi 150 000 ndjekës në Instagram falë këmbëve të saj shumë të gjata.

Nëna e dy fëmijëve, Ia Ostergren poston foto ku nxjerr në pah këmbët e saj 101 cm të gjatë.

Bjondja thotë se gjymtyrët kanë qenë shkaku i talljeve nga shoqet e klasës kur ishte e vogël dhe kjo gjë e çoi në depresion.

Vetëm në vitin 2013, kur nisi të merrej me sport, ajo nisi të dashuronte trupin e saj.

Këmbët e saj janë shumë të pëlqyera, sidomos në Rusi. Për këtë arsye, në postimet në Instagram ajo përdor edhe gjuhën ruse.