/“Kjo fαtkeqësi e madhe që na ka ρrekur të gjithëve”/ Armand Duka reagon për υdekjen trαgjike në vend: Ai ishte një futbollist i talentuar

“Kjo fαtkeqësi e madhe që na ka ρrekur të gjithëve”/ Armand Duka reagon për υdekjen trαgjike në vend: Ai ishte një futbollist i talentuar

Ngjarja e rëndë në Shkodër ditën e djeshme ku dy persona, babë e bir, u mbytën nga përmbytjet e mëdha shokoi vendin. Pjetër e Jason Rushaj u rrëmbyen nga përroi që kishte dalë nga shtrati dhe humbën jetën tragjikisht. Vogëlushi Jasoni ishte futbollist në Akademinë e Futbollit “Djelmnia Shkodrane” dhe presidenti i FSHF, Armand Duka ka reaguar në llogarin e tij në rrjete sociale.

“I pikëlluar nga ngjarja tragjike e ndodhur dje në Bogë të Shkodrës ku rrjedha e ujit i mori jetën Pjetër e Jason Rrushajt, babë e bir. Kjo fatkeqësi e madhe që na ka prekur të gjithëve, pasi 14-vjeçari Jason Rrushaj ishte një futbollist i talentuar që po rritej në radhët e Akademisë së Futbollit Djelmnia Shkodrane.

Në emër të gjithë komunitetit të futbollit, dua t’i shpreh ngushëllimet më thella familjes Rrushaj, të afërmve, miqve dhe Akademisë së Futbollit Djelmnia Shkodrane për këtë humbje të rëndë. Uroj që Zoti t’i japë forcë për të kaluar këtë moment të vështirë.

U prefsh në paqe Jason, engjëlli që u nda shumë shpejt nga ne për t’iu bashkuar parajsës!”