Kjo video ka cmendur gjithe boten,veprimi i zogut thjesh ju le pa fjale (Video)

    0
    361

    Bota e kafshëve kohë pas kohe na ka befasuar. Kafshë që janë pre e një kafshe tjetër bëhen “bebe” të tyre madje edhe mbrohen e ushqehen.

    Rasti i fundit i publikuar nga National Geographic tregon një zog që ushqen një peshk.

    Ky fenomen i ka befasuar edhe shkencëtarët që merren me hulumtimin e sjelljeve të kafshëve.

    Pse një zog do të ushqente një specie krejt tjetër? Biologu Christina Riehl jep një ide.

    “Mendoj se pamja e gojës së hapur e peshqve është mjaft e ngjashme me madhësinë dhe formën e gojës së hapur të një foshnjeje të zogut që krijon një instinkt në zogun e rritur për të siguruar ushqim për peshkun” – thotë Riehl./BS