Komisiοni Hetimοr drejt ‘gοditjes’ finale për shkαrkimin e Ilir Metës
Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta është mbledhur sot në kryesin e Kuvendit. Mbledhja ka nisur me raportimin e ekspertëve ligjore të kontraktuar nga Kuvendi për këtë qëllim. Kujtojmë se në mbledhjen e kaluar, Komisioni i dha Metës afat deri të hënën e ardhshme që të vendosë dhe të vijë kur të dojë.
Duke iu referuar rasteve në vende të tjera, eksperti ligjor Erind Mërkuri tha se nuk ka asnjë justifikim që Presidenti të shkelë neutralitetin në një fushatë elektorale.
Sipas tij nuk duhet të ulë autoritetin e institucioneve të tjera dhe gjuha e tij duhet të jetë korrekte. Në formulën e betimit thuhet se ai duhet t’i bindet ligjeve.=
“Sa i takon faktit për lirinë e shprehjes, në këtë rast ka probleme me këto procedura. Janë të ndryshme në vende të ndryshme. Janë procedura parlamentare, dhe nuk përfshihen organet gjyqësore në disa raste.
Presidenti duhet të jetë mbi palët, sjellja e tij nuk duhet të perceptohet si e njëanshme, në favor apo kundër. Sepse kjo e mundëson që të ruajë funksionin e arbitrit në këto kriza. E gjithë qasja për unitetin e popullit, duhet të mbizotërojë.”, – tha Mërkuri.
Braho: Pyetja ime lidhet me atë që lexuat ju; A duhet të jetë presidenti garant i Kushtetutës?!
Merkuri: Ai është garant i Kushtetutës si çdo institucion tjetër. Në Shqipëri garant kushtetues ka pasur në kohë të ndryshme. Hera e parë ishte në 1932-shin. Garant në këtë kohë doli parlamenti i asaj kohe. Kjo gjë u ruajt dhe nga regjimi komunist. Në 91-shin, kushtetuta e 76-ës u shfuqizua pak. Këtu për herë të parë del garant kushtetues presidenti. Në atë kohë nuk kishim Gjykatë Kushtetuese. Ajo u krijua një vit pas. Prapë, dhe ligji i ri thotë; Gjykata Kushtetuese është garantë e Kushtetutës. Në 98-ën u hoq nocioni si; presidenti garant i kushtetutës. Me reformën e 2016-ës, rezulton se për Gjykatën Kushtetuese thuhet se gjykon kushtetutën dhe parimet e saj.
Kujtojmë se nisma për shkarkimin e Metës është firmosur nga 50 deputetë të PS, të cilët argumentojnë se Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutë para, gjatë dhe pas fushatës elektorale të 25 prillit.