Komisioni Evropian rekomandon hapjen e NEGOClATAVE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

    0
    251

    Komisioni Europian e ka vlerësuar pozitivisht përparimin e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë në procesin e reformave dhe përsërit rekomandimin që të dy vendet të hapin negociatat e pranimit me BE, mëson “Panorama”.

    Burime të gazetës, që kanë parë dokumentin, thonë se në të shkruhet “se Maqedonia Veriore dhe Shqipëria kanë rritur përpjekjet e tyre dhe kanë treguar rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore”.

    “Në përputhje me rrethanat, bazat për Rekomandimin e Komisionit 2019 për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë janë akoma të vlefshme,” thuhet në një dokument të Komisionit Evropian.

    Raporti Special për Shqipërinë tregon se vendi ka treguar rezultate konkrete në zbatimin e vazhdueshëm të reformave të kërkuara nga BE-ja.

    “Veçanërisht në lidhje me fushat e identifikuara në Konkluzionet e Këshillit të BE-së, përparimi është bërë si më poshtë: përmirësimi i mëtutjeshëm i procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në veçanti plotësimi i të gjitha dosjeve prioritare”, thuhet në dokument, mëson Panorama.