/KOMSHlA I NXJERR TË SHKUARËN SHESHlT, MODELJA SHQIPTARE DETYROHET TË PRANOJË KU I GJEN LEKËT PËR VESHJET

KOMSHlA I NXJERR TË SHKUARËN SHESHlT, MODELJA SHQIPTARE DETYROHET TË PRANOJË KU I GJEN LEKËT PËR VESHJET

Instagrami im numëron dhjetëra mijëra fansa. Nuk jam e famshme por jam ajo që e quajnë një modele instagrami, një term që përdoret në mënyrë bujare tashmë për çdo vajzë që ka një numër të caktuar ndjekësish.

Disa prej tyre më ndjekin sepse jam simpatike (besoj), disa më ndjekin sepse më ndjekin të tjerët, disa pëlqejnë stilin tim të veshjes, këpucët, çantat, videot live nga mbrëmjet kur dal por e sigurt që shumica më ndjekin sepse mendojnë që bëj jetë luksi dhe shpenzoj pafund për veshje. Postimet e mia mbyten nga komentet e atyre që më pyesin ku i gjej lekët, kush mi paguan dhe më besoni për këtë nuk mungojnë teoritë e pafundme dhe akuzat.

Jo më larg se dje komshia ime e vjetër, ajo që kur ishim të vogla dilnim bashkë në lagje me bukë në dorë, më la një koment tronditës në një nga postimet e mia ku tregoja një fustan të kuq shumë të bukur.

Me sa duket i kishte ardhur në majë të hundës duke parë çdo ditë jetën time “luksoze” në instagram. Në një koment të gjatë ajo më përmendte faktin që im at punon roje dhe ime më punon mësuese dhe që as familja, as rroga ime modeste nuk e shpjegojnë dot garderobën time të pasur.

Mund t’i kisha kthyer një përgjigje të gjatë shoqes sime të vjetër por në vend të gjithë fjalëve që më vinin në mendje, në fund thjesht i bëra tag dyqanit ku blej veshjet e mia me çmime që mi mban xhepi por që duken si mijëra dollarëshe! Ndoshta në këtë mënyrë e ndihmoj edhe atë dhe ndjekësit e mi që në vend të zemërohen sepse u duket standart i pamundur të vishen shtrenjtë, të mësojnë si mund të vishen SIKUR shtrenjtë.

Pastaj vendosa të ndaja këtë postim me disa hile të vogla për ata që duan të jetojnë jetën e tyre më të mirë pavarësisht sa lek fitojnë. Çdo mëngjes unë e marr kafen nga shtëpia dhe vetëm me një ndryshim kaq të papërfillshëm në stilin e jetesës, mund t’i lejoj vetes fundjava për tu mbajtur mend nëpër clube me shoqërinë.

Në shkollë shkoj çdo ditë në këmbë, dhe ja ku me një veprim të vogël mbaj trupin në formë duke kursyer paratë e palestrës dhe më dalin lekët për t’i shtuar edhe çantën që kombinon me veshjen që blej. Kur shihni këmbët e mia të tonifikuara dhe format që kam, mbani mend që ecja bën mrekullira.

Dhe së fundi rrobat i blej vetëm në dyqanet OZON, një linjë prej 8 dyqanesh që sa vjen dhe zgjerohet gati në çdo lagje të Tiranës, pikërisht për shkak të vlerës që ofron kundrejt çmimit. Cilësia është e padallueshme nga veshjet qindra euroshe që veshin shoqet e mia të universitetit, stili është fiks me trendet e fundit që dalin në instagram, vetëm çmimet janë bekim për xhepin e cdokujt.

Së fundmi vesha këtë kombinim që është bestseller për të cilin harxhova vetëm 2500 lek. Faqja e tyre e instagramit përditësohet cdo ditë më kombinime nga të cilat frymëzohem për tu dukur vet si fashionista.

Këtë çantë shumë trendy e bleva për vetëm 1000 lek dhe do më pyesin të gjithë ne shkollë për të me siguri.
Dhe meqë ra fjala tek universiteti, në muajin Gusht Ozon ka 30% ulje për ata që blejnë në dyqan kështu që fillimi i shkollës do më gjejë me xhepat dhe dollapin plot. Madje mund të blej edhe diçka për të dashurin duke qënë se ka plot kombinime edhe për meshkuj. E pra, ai jo vetëm që nuk më mban me lek siç mendon komshia ime, por zakonisht ia blej rrobat vet sepse ai nuk ka shije fare.


Madje do të çuditeni nëse ju them që Ozon e kam zbuluar prej kushërirës sime që punon në televizion (jemi familje VIP-ash, ë?) dhe i duhet të vishet çdo herë me rroba të reja dhe të bukura.


Hidhini vet një sy koleksionit dhe do e kuptoni pse të gjithë mendojnë që po notoj në luks (Ozon.collection instagram)