/Konkυrentja shtαng Laura Pausini në ‘The Voice’ me këngën e saj: Ti fol, unë nuk mυndem…

Konkυrentja shtαng Laura Pausini në ‘The Voice’ me këngën e saj: Ti fol, unë nuk mυndem…

Laura Pausini ka spikatur në premierën e sezonit të ri të “The Voice” (dhe ndoshta ka jetuar një nga momentet më të vështira. Ajo ishte e ngurtësuar, e palëvizshme, e paaftë për të reaguar kur dëgjonte “En cambio, no” të interpretuar nga Alba Ed-Dounia. Butoni nuk mundi të aktivizohej. Ajo nuk mundi të kthehej…

E reja ia kushtoi këtë interpretim gjyshes së saj të ndjerë, që u nda nga jeta së fundi, por artistja italiane nuk u kthye për ta rrëmbyer në ekipin e saj për shkak të një situate komplekse, që iu desh të arsyetonte më vonë. Pausini dha shpjegimet e saj: “Ishte një moment shumë delikat në jetën time. Të mendoj se kjo vajzë ka zgjedhur atë këngë më bën të ndihem mirë”.

Ndërsa Laura Pausini ishte e shtangur, e paaftë për të artikuluar dhe bërë një lëvizje të vetme, pjesa tjetër e jurisë e aktivizuan butonin. Së pari Pablo dhe Antonio u kthyen pothuajse në të njëjtën kohë, pak më vonë edhe Luis Fonsi.

Dhe italianja vazhdonte të shpjegonte ndjenjat e saj. “Ti fol, unë nuk mundem”, – vuri në dukje me zë të thyer, kur konkurrentja mbaroi së kënduari.

Dhe e zgjeroi arsyetimin e saj: “Kur e shkrova atë këngë ishte sepse gjyshja ime kishte vdekur. Dhe mendova: sa njerëz mendojnë se kemi shumë kohë për t’u thënë të dashurve tanë që i duam dhe ata nuk e thonë. Pra, ne jemi përherë vonë me to”.

Mes lotësh, Pausini u ndje e lumtur për atë interpretim. “Shumë pak herë e kam dëgjuar këtë version dhe jam e kënaqur që dikush e këndon. Më ke prekur. Nuk jam kthyer, sepse kam frikë të hap një botë pas kësaj, që është e mbyllur brenda këngës dhe në mua.

Të kërkoj falje, por kam frikë se nuk mundem pasi ke kënduar atë këngë, të hapem në maksimum. Kjo këngë është zgjedhur nga ata që e kanë jetuar dhe e kuptojnë pse është shkruar”.

SHIKO VIDEON KËTU