/Konsullata greke i hoqi vizën se tha të vërtetën, Marin Mema thirrje institucioneve: Mbroni Odise Gremon!

Konsullata greke i hoqi vizën se tha të vërtetën, Marin Mema thirrje institucioneve: Mbroni Odise Gremon!

Në emisionin Gjurmë Shqiptare të gazetarit, Marin Mema u denoncua përpjekja e grupeve greke që në fshehtësi greqizojnë Shqipërinë.

Ai shkoi në fshatin Sopik të qarkut të Gjirokastrës ku edhe intervistoi një nga banorët, Odise Gremo. Në video Gremo shprehet se fshati Sopik është me prejardhje shqiptare.

Mjaftoi kaq që Konsullata greke në Gjirokastër t’i heqë vizën e posaçme banorit të fshatit në Bashkinë Konispol.
Po ashtu mësohet se para disa ditësh Odise Gremo u thirr në konsullatën greke në Gjirokastër, për t’u njohur me vendimin për revokimin e vizës, me anë të së cilës ai udhëtonte në shtetin fqinj për vizita mjekësore.
Ai hyri në konsullatë i pajisur me një kamera të fshehtë, me anë të së cilës regjistroi reagimet e ashpra të nëpunëseve.

Në kamerën e fshehtë mësohet se punonjësit e konsullatës i thonë se kishte bërë shumë gabim që kishte folur në televizion në atë mënyrë.

Po ashtu atij iu dha edhe një document, ku ndër të tjera i shpjegohej se viza i hiqej për shkak të “shpërndarjes së propagandës shqiptare dhe mospasjes së ndërgjegjes kombëtare greke”.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar sot gazetari, Marin Mema i cili u bën thirrje institucioneve, kryeplakut të fshatit dhe strukturave vendore të marrin në mbrojtje Odise Germon I cili guxoi të tregonte me fakte greqizimin që po ndodh në disa fshatra në jug të vendit.

Po ashtu Mema ka lëshuar një thirrje drejtuar edhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrinë e Brendshme që duhet të reagojnë ndaj një skandali të tillë.

Statusi i gazetarit, Marin Mema:

I bëjmë thirrje institucioneve përkatëse të marrin në mbrojtje Odise Gremon, banor në fshatin Sopik, i cili guxoi të denonconte qartë, pastër e me fakte atë që ndodh me greqizimin në disa fshatra në jug të vendit.

Kryeplakut të fshatit Sopik, disa strukturave vendore atje dhe elementëve të caktuar pjesë e uniformave blu në Livadhja u kërkojmë të heqin dorë menjëherë nga presionet ndaj z. Gremo në të kundërt do të duhet të përgjigjen ligjërisht. Asnjë skemë për të zhvlerësuar figurën e tij apo për të ngritur procese të montuara nuk do të lejohet të ndodhi.

E jo vetëm kaq, por ftohet kryeplaku dhe njerëz të tjerë rreth tij të heqin dorë nga organizimet e nëndheshme të këtyre ditëve për të detyruar banorët të deklarohen masivisht grekë në Sopik.

Kushdo që shkel Kushtetutën e Republikës së Shqipërise do të përgjigjet ashtu siç ndodh në çdo vend tjetër në Europë e kudo! Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme si dhe Ministria e Brendshme duhet të reagojnë dhe të mbajnë një qëndrim zyrtar për këtë skandal si institucione që kanë detyrimin ligjor në parandalimin e përkeqësimit të çdo situatë të mëtejshme.

Gremo ka dhe do të ketë mbështetje të plotë nga të gjithë shqiptarët prandaj çdo akt kundër tij është akt kundër shqiptarëve. Asnjë “projekt” qe promovon ekstr emizëm apo trasmeton frymën e urr ejtjes nuk duhet të gjejë hapësirë në Shqipëri. Ekstr emizmat nuk mund të mbështeten sepse ato nuk janë zgjidhje!

Zgjidhja e vetme është ligji! Së fundi, juve që në pabesi e kërcënoni apo e vini nën presion Odise Gremon, të jeni të sigurt se ai nuk është vetëm! Mos e harroni këtë! Ju ftoj të gjithëve miq ti shkruani Odise Gremos në faqen e tij ne FB Ne nuk kërkojmë e nuk kemi urrejtje për askënd, ne duam më shumë vendin tonë !