/Krenar! Njihuni me shqiptaren që mposhti 12 shtete në Rusi dhe solli kupën në shtëpi

Krenar! Njihuni me shqiptaren që mposhti 12 shtete në Rusi dhe solli kupën në shtëpi

Këngëtarja Inis Neziri na bëri sërish krenarë! Ajo u shpall fituese e festivalit “New Wave” në Rusi, ku rrëqethi mishin e të gjithëve me zërin e saj fantastik.

Ajo mundi të gjithë konkurrentët duke zënë vendin e parë me 280 pikë. Inis Neziri arriti të mposhtte plot 12 shtete me performancën e saj, e cila u mbështet nga shqiptarët në të gjithë botën. Këngëtarja shqiptare u vlerësua me pikët maksimale nga juria për dy netë rresht.

Ndërsa gjatë prezantimit, Inis bëri simbolin e shqiponjës para publikut rus, ku u shfaq edhe flamuri shqiptar.

Kjo nuk është fitorja e parë për këngëtaren shqiptare. Ajo ka fituar çmimin e parë në festivalin muzikor ‘Golden Stage’ 2018 në Rumani.

17-vjeçarja mori trofeun dhe vlera e çmimit ishte 25 mijë euro, para që i investoi në edukimin e saj në muzikë.

Ajo vjen nga një familje artistësh pasi nëna e saj është violiniste.

Inis Neziri nga Gjirokastra e filloi karrierën e saj tek ‘Gjeniu i Vogël 5’ ku arriti të rrëmbejë çmimin e parë. Dhe suksesi i këngëtares në karrierën muzikore është rritur akoma më shumë.