/Krenarë! Luiza Gega, shqiptarja e parë që kuaIifikohet në finaIen e Botërorit të Atletikës

Krenarë! Luiza Gega, shqiptarja e parë që kuaIifikohet në finaIen e Botërorit të Atletikës

Ditën e djeshme atletja shqiptare, Luiza Gega është kualifikuar në finalen e Kampionatit Botëror të Atletikës, që po zhvillohet në Katar. Gega garon në disiplinën 3000 metra me pengesa.

Në garën e së premtes shqiptarja ka arritur të përfundojë garën e saj, duke regjistruar kohën 9 minuta, 28 sekonda e 32 të qinda, duke i mundësuar asaj të që kalonte në finale.

Luiza është renditur e pesta me minutazhin e saj, duke bërë që të jetë e para atlete shqiptare që kuaIifikohet për finalen e Botërorit Atletik.

Ndërsa tashmë Gegën e ndajnë vetëm dy ditë nga finalja,e cila do të mbahet më datë 30 shtator, ku starton në orën 20:50.