/Krushqi mes Ardian Fullanit dhe Majlinda Bregut? Kush është bjondja që braktisi Eriku për Kejdën

Krushqi mes Ardian Fullanit dhe Majlinda Bregut? Kush është bjondja që braktisi Eriku për Kejdën

Erik Fullani është përfolur për lidhje të shumta me vajza të njohura dhe jo vetëm.

Pas humbjes drastike të peshës, miqësisë me Noizyn, faktin se ishte i biri i guvernatorit të bankës së Shqipërisë, ndikuan që ti shtoheshin shumë femrat në jetën e tij. Jeta e luksit, pushimet në vendet ekzotike, makinat e shtrenjta, fakti se e fshinte djersën me 500 euro-sh, i dhanë një vëmendje të madhe mediatike. Në dukje shumë spontan, Eriku nuk heq dorë as nga jeta e luksit dhe as nga vajzat e bukura.

Së fundmi ai ka nisur një marrëdhënie me vajzën e ish deputetes së Pd-së, Majlinda Bregu. Kejda Ajazi është 20-vjeçarja që shijon lekët e mnamit dhe babit dhe siç duket i ka rrëmbyer zemrën djaloshit simpatik. Pak kohë më parë, Erik Fullani ishte në lidhje me një bjonde simpatike, po 20- vjeçare, të quajtur Mari Vasili. Më poshtë Pamfleti ju ka mundësuar profilin e saj në “Instagram”, të cilin e mban privat.

Vajzën bjonde e la për Kejdën. Lidhjen nuk e kanë bërë ende publike për mediat duke zgjedhur ta jetojnë në intimitet të plotë romancën. Janë kapur shumë herë mat dhe burimet pranë çiftit e kanë konfirmuar marrëdhënien e tyre. Ata pushimet i kalojnë bashkë, jashtë vendit për ti shpëtuar syrit të paparacëve. Gjithashtu marrëdhëniet mes familjarëve janë të mira dhe ish deputetja Majlinda Bregu, e konsideron si partner të denjë Erikun për të bijën.

Fotot në vendet e njejta, faktit se Eriku është tërhequr shumë nga jeta e natës dhe daljet me femra të ndryshme, na e konfirmojnë lajmin e lidhjes.