Kryemadhi i habit të gjithë: Me Metën do komunikoj vetëm për fëmijët!

    0
    284

    Protesta e opozitës së bashkuar paraditen e sotme kishte pjesëmarrje masive nga qytetarë dhe militantë të PD e LSI.

    Kryetarja e LSI, me mandat të djegur, Monika Kryemadhi ishte e ftuar pasditen e sotme në “Studio e Hapur”.

    Ajo u pyet në lidhje me mendimin e presidentit Ilir Meta dhe njëkohësisht bashkëshortit të saj, për djegien e mandateve.

    Kryemadhi u shpreh se ai ka qenë kundër djegies së mandateve dhe nuk kishte komunikuar me të në lidhje me protestën.

    Ajo u shpreh:

    Ilir Meta ka qenë kundër djegies së mandateve. Stabiliteti i Ramës, diktaturë e kr.imit, nuk ka ndryshim axhende të Metës. Nuk kam komunikuar me të për protestën, me të do komunikoj vetëm për fëmijë.