Kryeministri i shtruar në spitaI me emrin Mustafa?! Rama i përgjigjet Qimkadriut të rracës së Qimkadrinjve!

    0
    258

    Kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij në Facebook ka paralajmëruar se do të marrë masa ligjore duke publikuar të gjithë zyrtarët e opozitës dhe mediat që publikuan lajmin e shtrimit të tij në spitaIin e Berlinit.

    Rama tha se me këto lajme janë shqetësuar miqtë në Shqipëri, por edhe ata ndërkombëtar.Kryeministri tha se ishte për të qeshur fakti i lajmit të publikuar se ai në Gjermani ishte regjistruar me emrin Mustafa Rama.
    Rama iu drejtua gazetarit Çim Peka, i cili e përhapi këtë lajm, duke e etiketuar si Çim Kadriu dhe duke paralajmëruar një padi për të.

    “Me keqardhje për shqetësimin që është krijuar shumë kujt dhe shumë kujt në këtë faqe, s’më mbetet vetëm ti mëshiroj ata që sajuan këtë histori. Dhe duke qenë se ndryshe nga kafshët për ta ka ligj edhe ata i kanë shkelur në mënyrë flagrante, do t’u kërkoj të përgjigjen në gjyq dhe të paguajnë sajesën që shqetësoi një dynja me njerëz. Por ky është një tjetër rast që ju miqtë të kuptoni se sa keq taIIet me ju, me të vërtetën me detyrën, bota e Qimkadrinjve.

    Më vjen keq cilin do që i klikon dhe i sheh këto e.gërsira që e përdh.unojnë përditë e për natë të drejtën e informimit dhe për të debatuar me të vërtetë. Ata që ndjekin rrugëhumburit e dëshpëruar, e merrni vesh e sa për të qarë hallin jeni që mbështesni njerëz që sajojnë sëmundje për mua që t’ju japin kurajo juve.

    E kuptoni se në çfarë pike ka arritur që një Qimkadri që flet në emrin tuaj, ju tregon se unë qënkam shtruar prej katër ditësh në Gjermani me emrin Mustafa Rama, dmth me një emër fallco dhe me mbiemrin tim. Për të qeshur për mua dhe për të qare me ju”, ka thënë Rama.