/Kryeministri kapet mat me cigare në mjediset e brendshme, 5 milionë lekë gjobë për pronarin e lokalit ku hëngri darkë Rama (Foto)

Kryeministri kapet mat me cigare në mjediset e brendshme, 5 milionë lekë gjobë për pronarin e lokalit ku hëngri darkë Rama (Foto)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë mbrëmë orët e vona, teksa sot Partia Socialiste mbyll fushatën në këtë qytet. Pas mitingut të djeshëm në Fier, ai është nisur më pas anë Vlorë, ku ka kaluar natën aty për të qenë gati ditën e sotme.

Në orët e vona, kreu i qeverisë ka bërë një shëtitje në zonën e Lungomares, ndërsa në media kanë qarkulluar edhe fotografi, ndërsa është duke biseduar me Sinan Idrizin, presidentit e “Flamurtarit”.

I veshur sportiv Rama nuk duket aspak i qetë, sepse si rrallë herë është duke konsumuar një cigare, një detaj që pakkush e ka kapur. Ja fotoja ku kryeministri Rama po e pi cigaren në ambientet e brendshme të lokalit dhe në bazë të ligjit që e vuri vet, Rama duhet të paguajë një gjobë prej 5 mijë lekësh shtetit shqiptar, menaxheri i lokalit 50 mijë dhe pronari i lumtur se i shkoi kryeministri për darkë duhet të paguajë i palumtur, 500 mijë lekë TË REJA.

Epo, një herë të vjen kryeministri mysafir dhe mesa duket “qoka” shkoka shtrenjtë…