Kryesimi i OSBE-së, Rama SHKRlN së qeshuri me batuta të pranishmit:Do doja të ngrija një doIIi por nuk e di ku e kam gotën

    0
    336

    Kryeministri Edi Rama nuk e ka ndarë veshjen e çuditshme as në Kryesinë e OSBE-së në Vjenë.

    Gjatë një fjalimi përpara diplomatëve të huaj dhe përfaqësuesve nga Shqipëria, Rama nuk ka lënë mënjanë as batutat, duke bërë që të pranishmit të shp ërthejnë në të qeshura herë pas here.

    Disa nga batutat e Ramës me delegacionet në Vjenë:

    “Vjen një djalosh zviceran nga Vjena dhe më thotë mua “Ju çunat në Shqipëri vetëm zi heni. Është natyrale. Dhe unë e pyes veten, “çfarë di ai për Iuftërat?” Asgjë. Nuk ka Iuftuar kurrë në jetën e tij”.

    “Ju uroj që të kishim në prioritetet tona edhe mikpritjen. Si t’i bëni miqtë të ndihen pe ngje nga mikpritja. Deri në pikën kur nuk mund t’i ikin ushqimit, muzikës, pijes. Por nuk ka konsensus”.

    “Ne kemi tradita të shumta në Shqipëri, edhe muzikë. Nga shekulli i 19. Tani delegacioni grek dhe delegacione të tjera mund të kundërshtojnë duke thënë nuk është tradita juaj, por e jona. Dhe falë zotit nuk kemi kafe në fund, se do të ishte Iuftë nëse do ishte kafe turke apo greke”.

    “Vetëm dy gjëra nuk Iufton dot, ekspresin italian dhe kafen gjermane. Edhe pse vetëm kafe nuk është. Nuk e di pse e kanë quajtur atë lëng kafe”.

    “Do doja të ngrija një dolli por nuk e di ku e kam gotën”.