/Ku shkon me veshje kaq të shkurtër? Shoferi i urbanit zbret poshtë 19-vjeçaren

Ku shkon me veshje kaq të shkurtër? Shoferi i urbanit zbret poshtë 19-vjeçaren

Në shtete të tjera të botës, ka edhe qytetarë që nuk i tolerojnë veshjet ek strav agante të femrave.

Një rast aspak i zakontë ka ndodhur brenda një urbani në Malmo të Suedisë.

Shoferi i autobusit e ka nxjerrë jashtë një vajzë të re pasi kishte parë që ajo kishte dalë e veshur me pantallona shumë të shkurtra.

19 vjeç arja Amanda Hansson mbeti e turpëruar nga veprimi i shoferit.

E reja bëri edhe një postim në Facebook pas rastit, ku shkroi se ishte veshur n ë mënyrë etike duke marrë parasysh që temperatura ishte 27 gradë celsius.

Ajo shkroi: Kam një pyetje, çfarë lloj s*kzizmi është ky?

Asnjëherë në jetën time nuk jam ndjerë më e pos htëruar”.

Shoferi është pezulluar nga puna dhe pritet që në ditët në vazhdim të njihet me rezultatet e hetimit.