Kufiri tokesor me Shqipërinë, Greqia merr vendimin që prisnin të gjithë

0
298

Kufiri tokesor me Shqipërinë, Greqia merr vendimin që prisnin të gjithë.

Ditën e sotme kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka marrë një vendim të rëndësishëm pas takimit të zhvilluar me kreun e Komitetit të Sëmundjeve Infektive, Sotiris Tsiodras.

Qeveria greke ka marrë vendimin që bazuar të dhënat epidemioIogjike, është vendosur që nga data17 gusht për hyrjen në Greqi bëhet e detyrueshme testi (PCR) për vi rusin, i cili duhet të jetë bërë deri në 72 orë para.

Kjo vlen për shtetet si: Suedia, Republika Çeke, Belgjika, Spanja dhe Hollanda.

Sa i përket kufijëve tokësor, ku merr pjesë edhe Shqipëria është vendosur që nga data 17 gusht bëhet i detyrueshëm testi PCR që të jetë para 72 orësh.

Ky urdhër është për të gjithë shtetasit përfshirë edhe ata grek që duan të shkojnë në vendin e tyre.

Ndër të tjera është vendosur që në doganën e Kakavijës do të lejohen të futen deri më 750 persona në ditë.