Kujdes, mos gaboni! Zbuloni arsyen pse kurrë nuk duhet ta karikoni telefonin nëpër lokale

Ju e keni kuptuar që zhvillimi i teknologjisë po ndikon gjithnjë e më shumë në jetën tuaj. Rrjetet sociale dhe nevoja për t’u përditësuar në çdo moment na ka kthyer thuajse të varur nga pajisjet elektronike, mbi të gjitha telefoni.

Momenti kur mbetemi pa bateri është një moment shumë kritik dhe përpiqemi të gjejmë medoemos një zgjidhje, si për shembull ta karikojmë në lokale ku pimë kafe apo në restorantet.

Në të vërtetë jemi duke bërë një gabim shumë të madh. Në një deklaratë për CNN, Drew Paik, themelues i firmës Authentic 8 u shpreh se hakerat arrijnë të kenë akses lehtësisht në prizat e karikimit dhe “wi-fi” me anë të një teknike të quajtur “Juice Jacking”.

USB-ja që lidh telefonin me karikuesin është e projektuar për të transmetuar të dhëna personale. Kjo do të thotë se fotot tuaja, mesazhet, e-mailet dhe çdo gjë tjetër mund të përdoret nga dikush tjetër. E vetmja gjë që mund të bëni në raste kur telefoni juaj mbetet pa karikim është ta karikoni atë në shtëpi, zyrë apo në një vend tjetër më të sigurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *