Kujt ia merrte mendja: Noizy një kuzhinier i lindur, shihni ç’ka përgatitur ai

    0
    217

    Reperi i njohur Noizy është një ndër personazhet më të komentuar të Showbizit dhe shumë i pëlqyer nga publiku. Ai numëron ndjekës të shumtë në rrjete sociale, ku vazhdimisht poston foto dhe video të ndryshme.

    Këtë të premte, ndryshe nga videot në palestër ose në studio muzikore, siç jemi mësuar të shikojmë zakonisht në Instastoryn e reperit, ai ka zbuluar pasionin që ka për kuzhinën, ndërkohë që ka të ftuar disa miq dhe ai po iu gatuan.

    Noizy ka publikuar disa video, në të cilat shihet duke përgatitur ushqimin në kuzhinë. Shihet se reperi është shumë i kujdesshëm ndërkohë që fërgon mish në një tigan ku ka vendosur qepë dhe përbërës të tjerë.