Kuksianja: Si zbulova sekretin e neveritshëm të kunatës që më hiqet si e ndershme

0
262

Një vajzë ka zbuluar se kunata e saj tr.adhëton të shoqin dhe është në dilemë nëse duhet ose jo t’ja rrëfejë familjes së të fejuarit. Kjo është historia e treguar.

“Kunata ime bënte si më e ndershmja e kësaj bote. Por na doli një bishtpërdredhur. Jam e fejuar më një djalë kuksian dhe janë familje me norma dhe parime. Kunata ime po ashtu është e fejuar, por gjithmonë ka qenë xheloze për mua.

Si vishesha, si flas e deri tek mënyra si më trajton vëllai i saj. Kunata është e fejuar me një djalë prej vitesh, nuk po martohen sepse ai nuk po e ndan mendjen, mesa duket ai e ka kuptuar para nesh çfarë soji ka në krah.

Kjo kunata ime që thoni ju mbahet e rregullohet dhe e di ajo që para të fejuarit kam pasur një histori. Këtë gjë ma përdor në çdo muhabet kundra meje, edhe pse unë thjesht kam folur me atë djalin.

Një ditë të shtunë i futem në dhomë unë kësaj dhe e gjej në të bre.ndshme duke folur në kamera me një djalë që nuk ishte i fejuari. Nuk e donte veten dhe u zimë keq të dyja. Nisi të më kërc.ënonte, por mua nuk ma ndjen fare.

Mezi pres t’i tregoj vjehrres dhe vjehrrit, por kam hall se nuk e merr i fejuari dhe me ngelet mua në shtëpi. Por ajo e meriton sepse ma ka nxlrë jetën. E vetë bënte gjëra të neveritshme në kamera. Si mendoni? Si t’ja nxij jetën siç ma ka nxirë?”, shkruan ajo.