/Kur bashkëshorti të bën dhuratë “bishën” që kushton plot 205 mijë euro

Kur bashkëshorti të bën dhuratë “bishën” që kushton plot 205 mijë euro

Kanye West ka surprizuar bashkëshorten e tij, Kim Kardashian me një dhuratë VIP .

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” mbeti pa fjalë kur bashkëshorti i dha papritur një Mercedes Benz G-Wagon ngjyrë neoni që i shkonte për bukuri edhe me fustanin.

37-vjeçarja, Kim po fluturonte nga gëzimi kur ndau me ndjekësit e saj në Instagram dhuratën që kushtonte jo pak, por 205 mijë euro.

Ajo u tregoi fansave se fillimisht ra në dashuri me makinën, ndërsa pati mundësinë t’i jepte një modeli të njëjtë në Miami më herët.

Kim dëgjohet të thotë duke parë nga kamera:

Oh Zot, sa dola nga palestra dhe u surprizova nga kjo vogëlushja. Më pëlqeu kaq shumë kur e pashë në Miami dhe nuk ndaloja dot së foluri për të. Shikoni kush më surprizioi me këtë vogëlushe.”


Megjithatë, është interesante se si Kanye mundi të përballonte një makinë të tillë të kushtueshëm, kur më parë kishte pranuar me anë të një postime në llogarinë e tij në Twitter, se është në borxhe ek.streme.