syntax error, unexpected '<', expecting end of file

Kur juria kthehet dhe shikon djalin, nuk arrijne dot të mbajnë Ιotët (Video)

22-vjeçari Vernon Barnard jeton në Afrikën e Jugut dhe ëndërron të bëhet një këngëtar i famshëm.

Gjithkush që e ka dëgjuar ka thënë se ai është shumë i aftë në të kënduar dhe kështu e mendon edhe juria e “The Voice South Africa”, transmeton Gazeta Shqip.

Por kur, gjatë performancës, një nga gjyqtarët u kthye për ta zgjedhur këtë zë, ai nuk mundi t’i mbante lotët, sepse

Vernon është një djalë shumë i veçantë: I riu ka lindur me një glaukomë: Deri në moshën 5-vjeçare ai mund të shihte, por pastaj gjërat u përkeqësuan nga dita në ditë.

Përkundër 16 operacioneve, djali u bë plotësisht i verbër. Tani versioni i tij i këngës nga One Direction,

“Story of My Life”, është shpërndarë në të gjithë vendin, përcjell ShkodraNews. Djaloshi është tashmë ylli i këtij edicioni të shfaqjes së talenteve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *