Kur ushtari “trembet” nga një rosak (Video)

    0
    253

    Një grup ushtarët janë frikësuar për vdekje nga një rosak agresiv që i bëri të ikin me vrap.

    Incidenti qesharak është filmuar nga Fort Sill, baza ushtarake në Oklahoma.

    Rosaku i quajtur Steve, që jeton rreth bazës ushtarake, papritmas u bë agresive duke sulmuar ushtarët në përpjekje për të mbrojtur territorin e saj.

    Në video shihen një grup ushtarësh që shkojnë drejt hyrjes së një ndërtese kur në befasi rosaku i hidhet për ti sulmuar.

    Ushtari  i parë në vijë, i frikësuar kthehet si ‘rrufe’ në drejtim të kundërt për ti shpëtuar rosakut.

    Pas Steve ulet në tokë, ushtari i frikësuar nis të marshojë përpara. Ushtarët e tjerë e ndjekin pas por duke mbajtur sytë nga shpendi.