Kush janë më të plsta, 50 euro për një votë, apo 1 milion euro një foto?

    0
    223

    Pas sagës 2 mujore të protestave, çdo kush e ka harruar kauzën fillestare si dhe arsyen pse e filluan “RevoIucionin” që do sillte ndryshimin.

    Jo se PD dhe LSI duan të harrojnë kauzën, por sepse skandaIet mbivendosën njëra-tjetrën dhe amerikanët iu përgjigjën Lulzim Bashës flak për flak me të njëjtën monedhë ak.uzave te ngritura nga opozita e bashkuar.

    Tanimë totalisht i pabesueshëm për ndërkombëtarët, Lulzim Basha kaloi kufijtë e besëprerjes përtej oqeanit Atlantik. Ai prishi premtimim dhe marrveshjen që kishte me departamentin amerikan të shtetit që nga muaji Maj 2017, kur ai nënshkroi se do njihte çdo rezultat zgjedhjesh në saj të marrëveshjes që i dha gjysmën e qeverisë, pra qeverinë teknike që të kontrrollonte policinë, drejtësinë dhe sistemin zgjedhor!

    Sot, dy vite më pas amerikanët u ndjenë të prerë në besë nga Lulzim Basha i cili e ka bërë zakon të tra.dhtoj çdo partneritet, jo se është mas.htrues i lindur por se timonin e partisë de facto e ka Sali Berisha dhe e nxjerr bllof Bashën në çdo marrëveshje apo pakt.

    Një mëngjes Janari, Luli u zgjua në zyrën e Berishës dhe mori urdhërin e djegies së mandateve, por për këtë aksion vetë-vr.asës duhej një kauz apo alibi për tu justifikuar në oponionin brenda dhe jashtë vendit.

    Në Tiranë nuk gjetën asnjë arsye se pse kishin humbur me 300.000 vota dhe filluan të kërkonin nëpër provinca e fshatra.

    Rastësisht zbulojnë disa kaseta përgjimi të Kryetarit të Bashkisë Durrës që si çdo kryetar Bashkie sot, kanë miq e shok të fortët dhe haIabakët e “fshatit”.

    Pa u zgjatur dhe pa futur në detaje, u gjetën përgjime që dy ish të bur.gosur u kishin dhënë lekë dy familjeve për vota. Nuk po merrem me detaji. E shifrës 50 apo 100 euro, pasi ende nuk dihet sa është shuma e shpenzuar dhe numri i votave të blera por që të jem i paanshëm në këtë analizë po i bëj qefin demokratve dhe po supozoj që ba.ndat e Dakos blen 1 milion euro vota….

    Me këtë dosje Lulzim Basha trokiti në dyert e ambasadës amerikane dhe të BE duke uluritur që paratë e kr.imit kanë man.ipuluar zgjedhjet!

    Në këtë moment amerikanēt e panë të habitur moralistin Lulzim Basha dhe i thanë: “Ore djal i mirë 1 milion euro nuk ndryshojnë rezultatin 72% PS me 28%PD sepse është një diferencë prej 400.000 votash. Nuk mund të akuzosh që gjysma e popullit shqiptar qenka blerë me para”, së dyti policinë, drejtësinë dhe komisionet e zgjedhjeve i komandonin teknikët e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 2017.

    Me fletën e refuzimit në xhep nga ndërkombëtarët, Lulzim Basha kthehet te Berisha, të cilit sapo u ishte refuzuar familjarisht viza amerikane, e ishte në panik se amerikanët po përgatisin SPAK për hapje dosjesh.

    I zënë ngusht në këtë situatë Sali Berisha reagoi fort dhe mori vendimin radikal të djegies së mandateve si kundërpērgjigje ndaj diplomacisë amerikane për ti treguar se nëse avancojnë, ai ka aq njerëz sa mund të destabilizoj Shqipërinë.

    Më pas organizuan protestën e 17 Shkurtit ku tentuan të hynin në kryeministri dhe shkaktonin konflikt.

    Amerikanve nuk u ngeli ar.më tjetër, por të nesërmen nxorën menjëherë faturat 1.175.000 USD të Lulzim Bashës që kishte paguar në Washington.

    Nga ajo ditë përgjimet e Vangjush Dakos u harruan për disa arsye:

    1- Juridikisht përdorimi i 1 milion eurove pa u deklaruar në zgjedhje quhet kr.im pavarësisht se ku i përdor në Durrës apo Washington

    2- Burimet e parave në këto raste konsiderohen të paligjshme pavarësisht se kush ti jep, një rus, një durrsak, një biznesmen, një kr.iminel apo i ke nga tenderat që ke vjedhur në të shkuarën.

    3- Manipulim zgjedhjesh quhet si të japësh një thes miell për votë, 50 euro një katundari për votën familjare, ashtu dhe 1.175.000 USD Trumpit për një foto që mashtrosh miletin në fushatë! Kjo vlen qoftë për Bashën apo Edi Ramën.

    4- Kr.im quhet kur 1 milion euro i konsideron si 10 euro dhe shtiresh sikur nuk mban mend burimin kush ti ka dhënë, kushdo qoftë ai, ish i bu.rgosur apo oligark, ba.nd shqiptare apo ruse, biznesmen nga Shijaku apo nga Moska.

    Kur je në opozitë është me e rëndë të shpenzosh 1 milion euro lobim se kur je në pushtet, se konsiderohesh që ske aspak burime mbësntetëse.

    Për të gjitha këto nuk kishte si amerikanët të pranonin kauzën sublime të vjedhjes së votës të ngritur nga vetë hajduti.

    Jo, Lulzim Basha e ka moralin zero që ti prij një revolucioni për mbrojtjen e votës së lirë sepse 1 milion eurot që ai donte të blinte “simpatinë” e Washingtonit janë po aq të pista sa 50 eurot që Vangjush Dako ju shpërndau disa fshatarve të varfër.

    Çudirat shqiptare vazhdojnë sepse 50 euro quhet kr.im dhe korr.upsion, ndërsa 1 milion euro ende konsiderohen “qokë” apo dhuratë./Nga Kreshnik Spahiu