Kuvendi rezoΙυtë SPAK-ut: T’u sekυestrohen pasuritë zyrtarëve të lartë të korruptuar

Kuvendi i Shqipërisë

SPAK-u është një nga fjalët më të përdorura në fjalimet e përditshme të politikanëve në vend.

Në një rezolutë të dorëzuar Prokurorisë së Posaçme, Kuvendi i Shqipërisë i kërkon që të tregojë forcat ndaj zyrtarëve të korruptuar, për të cilët i sugjerohet SPAK-ut që të vendosë sekuestro të pasurive të zyrtarëve që dyshohet se janë të korruptuar.

Kuvendi po ashtu kërkon që të zbatohen parimet e ligjit, për funksionimin efikas të sektorëve të dokumentacionit dhe gjithashtu për hetimin financiar pranë Prokurorisë së Posaçme, ku shërbimet gjyqësore pranë BKH duhet të kenë shërbime edhe jashtë Tiranës. Kërkohet po ashtu cilësi dhe shpejtësi në hetime.

Po ashtu duke kujtuar pritshmëritë e qytetarëve nga njëra anë dhe të ndërkombëtarëve nga ana tjetër, Kuvendi i Shqipërisë e përmbyll rezolutën ndaj SPAK-ut, me kërkesën për hetime proaktive ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë dhe sidomos për çështje me interes dhe impakt të lartë publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *