Ky burre hap rrugen prej 7 km ne mes te pyllit,arsyeja do ju habise te gjitheve

    0
    283

    Jalandhar Nayak nga Orrisa e Indisë, ka marrë sëpatën dhe qysqinë, për të hapur një rrugë nëpër mal, në mënyrë që fëmijët e tij që janë në studime, të vijnë më shpesh për ta vizituar.

    Meqenëse ata duhej të kalonin nëpër pesë male, duke humbur më shumë se tri orë për arritur deri në shtëpi, babai tyre vendosi t’ju shkurtonte rrugëtimin, transmeton Telegrafi.

    Ai nisi hapjen e një shtegu, që në vijë ajrore prej fshatit të tij deri në shkollë janë vetëm shtatë kilometra.

    Raportohet se kjo rrugë ka terren të favorshëm dhe mund të hapet edhe për lëvizjen e veturave, që do të shkurtonte kohën e lëvizjes në masë të madhe. /Telegrafi/