Ky djalë çmendi rrjetin, ‘Taramelja’ dhe Alketa Vejsiu premtojnë njeri-tjerin se do të bëhen të pasur!

    0
    421

    Ky djalë çmendi rrjetin, “Taramelja” dhe Alketa Vejsiu premtojnë njeri-tjerin se do të bëhen të pasur!

    Fëmija me i komentuar i momentit është Xheison Bafti i emisionit “Piter Pan” ai ndryshe “Taramelja” për shkak të mos shqiptimit të shkronjës “K”.

    Moderatorja ka postuar një video ku tregon se vogelushi ka arritur mbi 60 mijë followersa në Insgram.

    “E di qe keni merak ta degjoni pak Xheision (vajti 60.000k). Ka Vipa qe kane punuar gjithe jeten, por 60 mije zemra ne 4 jave skane mundur ti pushtojne dot”, shkruan Alketa.

    Por mes komenteve të shumta ka edhe nga ata që kritikojnë. Në këtë rast jo Xheisonin por produksionin duke thënë: “I nxirrni këto fëmijë vetëm për like, t.urp t’ju vijë”.

    Alketa është përgjigjur me një premtim: “I nxjerrim sepse Xheisionit kam vendosur t’i rregulloj jetën. Dhe do ta bëj! Kuptove o Tote e Mencur?”, i përgjigjet Alketa.