/Ky është 18 vjeçari shqiptar që humbi jetën mbrëmë në Itali

Ky është 18 vjeçari shqiptar që humbi jetën mbrëmë në Itali

Rusjon Kercuku është 18 vjeçari që humbi jetën në një aksident me motor mbrëmjen e së premtes në Pesaro të Italisë.

Sipas mediave italiane, i riu me origjinë shqiptare, por lindur në Itali.

Ai punonte si kamarier në një hotel në Cattolica dhe në kohën e aksidentit, po kthehej nga puna.

Ai ishte duke shkuar të takonte disa miq të tij.

Por sipas policisë, viktima kishte humbur kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë.

Plagët në kokë dhe gjoks i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Kercuku, në Mars kishte festuar 18-vjetorin e lindjes. Ai ishte student i vitit të katërt në Bramante dhe jetonte në Libertà në Vallefoglia.