Edhe pse mund të cilësohet si “strofkulla” ku u krye përgjimi që solli skandalin, në lokalin “Miami” në Vlorë vazhdon të shërbehet si më parë dhe klientela nuk ka pasur rënie.
Ky është vendi ku thuhet se u realizua audio-përgjimi midis Albert Veliut, ose i njohur ndryshe si Babalja me të supozuarin vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafa.
Lokali ndodhet në katin e dytë të një pallati përgjatë bulevardit Vlorë- Skelë.
Vlonjatët e njohin prej shumë vitesh si pronë e Agron Xhafës, zëri i të cilit hamendësohet se ishte në audio përgjimin, në bashkëbisedim me Babalen për afera të trafikut të kanabisit.