/Ky është momenti kur poIicia britanike ndjek shqiptarin që kishte shtëpi bari

Ky është momenti kur poIicia britanike ndjek shqiptarin që kishte shtëpi bari

Policia britanike ka publikuar pamjet e arrestimit të shqiptarit Ervin Lisi i akuzuar për prodhim dhe trafik droge.

Lisi dhe miku i tij udhëtuan për të ndihmuar në fermën e paligjshme të mbjellë me kanabis në një shtëpi në Leeds, mëngjesin e 10 qershorit të këtij viti.

Pasi policia mbërriti në këtë banesë pas raporteve se aty kishte aktivitet të dyshimtë, të gjithë arritën të largohen dhe vetëm Lisi u arrestua pas një ndjekje.

Momenti i ndjekjes së tij u filmua nga kamerat e trupit të policisë.

“Lisi udhëtoi nga Leeds atë mëngjes me një mashkull tjetër shqiptar. Para se të arrinte në atë shtëpi ai bleu kafe dhe pasta për mëngjes.

Me të mbërritur, ai u takua nga 2 shqiptarë të tjerë me të cilët punuan për korrjen e bimëve të kanabisit që rriteshin në dhomat e ndërtesës.

Katër nga dhomat në adresë ishin shndërruar për rritje kanabis me gjithsej 130 bimë, i tha gjykatës, prokurori Kevin Wardlaw.

Ndërsa, Lisi i tha policisë se kishte qenë vetëm në një dhomë në katin e poshtëm dhe do të paguhej 200 paund për ndihmën në fermën e paligjshme.

“Unë e bëj atë që familja ime të jetë e sigurt”, ka thënë ai.

30-vjeçari, pa adresë fikse, u deklarua fajtor dhe u dënua me 9 muaj burg.

Ndërsa avokati i tij mbrojtës , Robert Cowley tha: “Ky është një rast i kategorizuar, kur i pandehuri kishte një rol më të vogël.

Familja e tij në Shqipëri ishte e varur prej tij dhe kjo ishte thjesht një mënyrë për të marrë para për të cilat ai kishte nevojë të dëshpëruar”.