/Ky është qyteti shqiptar ku ka patur më shumë gra shtatzëna gjatë KARANTlNËS

Ky është qyteti shqiptar ku ka patur më shumë gra shtatzëna gjatë KARANTlNËS

Prej afro tre muajsh shqiptarët janë përballur me izoIimin nga pandemia e kor;onavirusit. E teksa kudo flitet për infektimet, sëmundjen dhe vdekjet, kemi harruar që lindjet janë ato që na krijojnë të ardhmen.

Në maternitetin e Kukësit, duket se harron githçka mbi virusin, pasi aty sheh se jeta do të vazhdojë dhe e ardhmja është e sigurt.

Mësohet se në maternitetin e qytetit verior, këto tre muaj pandemie, kanë ardhur në jetë më shumë se 140 fëmijë. Lajmi më i bukur është se të gjithë gëzojnë shëndet të plotë.

Gjithashtu janë rritur ndjeshëm edhe rastet e shtatëzanisë gjatë kësaj periudhe.

Shefja e shërbimit obstetrik Gjinekologjik Venezije Doci u shpreh se nënat dhe fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fatmirësisht, deri më tani nuk është shënuar asnjë rast me Covid-19 në maternitetin e Kukësit.

Në gjendjen civile janë 16 fëmijë më shumë të lindur nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Por pavarësisht shtimit të lindjeve në këtë periudhë, në total ka rënie vit pas viti.

Dikur mesatarja e lindjeve vjetore në Kukës i kalonte 900 deri ne 1200 fëmijë, e bëhet fjalë para viteve ’90, por kjo shifër prej një dekadë ka ardhur në tkurrje e tashmë ka zbritur në 370 deri në 410 lindje në vit.