/Ky PsikoIog Krijoi QëIIimisht Testin me 3 Pyetje që ZbuIon NiveIin Tuaj të Zgjuarsisë për 1 Minutë!

Ky PsikoIog Krijoi QëIIimisht Testin me 3 Pyetje që ZbuIon NiveIin Tuaj të Zgjuarsisë për 1 Minutë!

Në vitin 2005, një psikolog Shane Frederick krijoi testin më të shkurtër për vlerësimin e intelektit. Ai përmban vetëm 3 pyetje që ju duhet të përgjigjeni sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ju mund t’i kontrolloni vetë përgjigjet!

Bëni testin dhe kontrolloni aftësitë tuaja njohëse menjëherë. Mendoni pak, shkruani përgjigjet tuaja dhe krahasojini ato me ato të saktat.

Pyetjet:

Një raketë tenisi dhe një top kushtojnë 1 dollarë dhe 10 cent së bashku. Raketa e tenisit është 1 dollar më e shtrenjtë se topi. Sa kushton topi?

5 makineri prodhojnë 5 detale brenda 5 minutave. Sa minuta do të duhen që 100 makineri të prodhojnë 100 detale?

Zambaku i ujit rritet në një pellg. Ai rritet mjaft shpejt duke dyfishuar sipërfaqen në të cilën zgjerohet çdo ditë. Do të duhen 48 ditë për të mbuluar plotësisht pellgun. Sa ditë duhet që zambakët e ujit të mbulojnë gjysmën e pellgut?

Shane Frederick është profesor në Yale School of Management. Ai është i specializuar në hulumtime rreth asaj se si njerëzit marrin vendime dhe zgjedhje.

Ai ka punuar edhe së bashku me një fitues të çmimit Nobel, Daniel Kahneman. Së bashku me ekipin e tij, Frederiku ka anketuar rreth 1,000 njerëz që përbëheshin pjesërisht nga studentët e universiteteve më të mëdha amerikane.

Përveç testimit të këtyre njerëzve për aftësitë e tyre njohëse, shkencëtarët i pyetën edhe për një gjë tjetër. Ata që u intervistuan iu ofruan 3.400 dollarë tani ose 3.800 dollarë brenda muajit.

Rezultoi se, shumica e njerëzve që morën një rezultat të ulët në test nuk pajtoheshin të prisnin dhe preferonin të merrnin një sasi më të vogël parash menjëherë.

Anasjelltas, njerëzit me rezultate të larta në testim demonstronin vullnetin e fortë që i ndihmoi ata të fitonin një shpërblim më të mirë.

Ideja e testit është se përgjigjet e gabuara vijnë në mendje së pari: 100 cent, 100 minuta, 24 ditë. Këto përgjigje më së shpeshti jepen nga njerëz me një mendësi intuitive, ndërsa ato me një tip më të arsyeshëm të të menduarit japin përgjigje më të mira mesatarisht.

Përgjigjet

1. Përgjigjja e pyetjes së parë është 5 cent. Nëse topi kushton 10 cent, raketa do të kushtojë 1 dollarë dhe 10 cent, ndërkohë që kjo është sa kushtojnë të dyja sendet së bashku.

2. Përgjigja është 5 minuta. Numri i makinerive nuk ndikon në sasinë e kohës së nevojshme për prodhimin e një detali.

3. Përgjigjja është 47 ditë, jo 24. Nëse shuma e zambakëve të ujit dyfishohet çdo ditë dhe shuma e ditëve të nevojshme për mbulimin e pellgut plotësisht është 48, është logjike që zambakët do të mbulojnë gjysmën e pellgut një ditë para se të mbulojnë të tërin.

A arritët t’u përgjigjeni pyetjeve saktësisht që herën e parë?