Rreth 2 muaj pas lindjes, Kylie Jenner mesa duket i është futur seriozisht palestrës, për t’u rikthyer sërish në formë.
Mamaja e Stormit, ka publikuar në Snapchat një video ku tregon barkun petë tashmë, edhe pse ka sjellë në jetë një vajzë.
Kylie u bë nënë më 1 shkurt, dhe aty konfirmoi lajmin e shtatzënisë, pasi për 9 muaj ajo e mbajti të fshehtë.
Nga ana e saj edhe Stormi është bërë 7 javëshe dhe është gati për selfie. Kylie Jenner ka treguar edhe vajzën e saj në rrjetet sociale teksa ka realizuar një selfie me të në Instagram.
Edhe pse e vogël, vogëlushja e familjes së famshme Kardashian ka pozuar si e ëma duke parë nga kamera. “Stormiiiiiiiii”, shkruan Kylie në foton e publikuar.
Familja Kardashian/Jenner këtë periudhë po shijon momente të gëzueshme, pasi Kylie dhe Kim janë bërë nëna. Motra tjetër e tyre, Khloe do të sjellë shumë shpejt në jetë një tjetër vajzë./b.l/noa.al/