/Lαjm i hidhur! “Një shρirt engjëlli që u ngrit në qiell”, υdes nxënësja shqiptare

Lαjm i hidhur! “Një shρirt engjëlli që u ngrit në qiell”, υdes nxënësja shqiptare

Një lajm i hidhur vjen nga Gjimnazi “Frang Bardhi” në Mitrovicë. Ku fatkeqësisht bëhet me dije se ka vdekur nxënësja e këtij gjimnazi.

Këtë e bëri të ditur faqja e kësaj shkolle.

“E nderuara familja Dervishaj, nxënës dhe mësmdhënës të Gjimnazit “Frang Bardhi”, me marrjen e lajmit sot në mëngjes për humbjen e jetës së vajzës suaj, nxënëses sonë Fjolla Dervishaj, ndjehemi thellë të pikëlluar”, thuhet në njoftim.

Varrimi i saj do të bëhet sot në orën 16:00, në varrezat e fshatit Kastriot Skenderaj.

Në njoftimin e gjimnazit s’është treguar arsyeja e vdekjes.

Njoftimi i plotë: Telegram ngushellimi

E nderuara familja Dervishaj, nxënës dhe mësmdhënës të Gjimnazit “Frang Bardhi”, me marrjen e lajmit sot në mëngjes për humbjen e jetës së vajzës suaj, nxënëses sonë Fjolla Dervishaj, ndjehemi thellë të pikëlluar.

Andaj, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për një zemër të mirë që ka pushuar së rrahuri, një shpirt engjëlli që u ngrit në qiell. Fjolla do të jetë përherë në kujtimet tona edhe pse jo fizkisht.

Pushoftë në paqen e përjetësisë!

Drejtoria e Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë

P.S. Varrimi i të ndjerës bëhet sot, më 28.10.2022 ora 16.00 ne varrezat e fshatit Kastriot (Kostërc) komuna e Skenderajit.