/l vodhën Benz ML-në nga oborri i shtëpisë, i riu: 5 mijë euro shpërbIim kush ma gjen

l vodhën Benz ML-në nga oborri i shtëpisë, i riu: 5 mijë euro shpërbIim kush ma gjen

Një rast vjedhjeje është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, ku një të riu nga një fshat i Vorës i kanë grabitur makinën.

21-vjeçari K.Sh., thotë se makinën ja kanë vjedhur ditën e sotme persona ende të paidentifikuar.
Ai thotë se e ka denoncuar vjedhjen në polici, por nuk ka besim të plotë se ata mund t’ia zgjidhin problemin.

I riu jep 5 mijë euro shpërblim për atë që i gjen makinën e tij tip Mercedez Benz ML, me targa AA 495 PO, ngjyrë e zezë.

Në procesverbalin e Policisë, i riu tregon se një ditë më parë udhëtoi drejt Vorës me dy shokët e tij, ku u ulën në një bar-kafe.

Pas kësaj, ai udhëtoi drejt shtëpisë, ku e parkoi makinën në oborr si zakonisht.
Kur u zgjua nga gjumi sot në mëngjes, i riu konstatoi se makina nuk ishte aty.

Menjëherë ai e ka denoncuar vjedhjen në polici.

Ai ka lënë edhe një numër kontakti ku të gjithë ata që mund të kenë informacion se ku mund të ndodhet makina ta kontaktojnë.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ me kane vjedhur sot makinen. Personi i pare qe e sheh te me kontaktoj kudo qe ta shoh ka nje shperblim te madh? TARGA AA495PO 0699756555. Ju lutem sa me shpejt sepse policia nuk ben gje. 5000€ jap kush ma gjen.