Lajm fundit/ Dënοhet me 2 vite bυrg Ish-Ministri shqiptar i Shëndetësisë
Gjykata ka vendosur arrest me burg për dy vite ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Numan Baliqit.
Ky i fundit është shpallur fajtor për veprën penale të sulmit seksual në vendin e punës ndaj një 23-vjeçareje.
Sipas aktgjykimit të shpallur të enjten nga gjykatësi Shaqë Curri, Baliq është dënuar me dy vite burgim.
Në këtë dënim, Baliqit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Po ashtu, Baliqit do i ndalohet ushtrimi i profesionit të mjekut në periudhë prej dy viteve.
Po ashtu, ai është obliguar që për shpenzime procedurale të paguajë 50 euro, kurse për fondin e kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 30 euro.