/Lajm i fundit/ Deklarata e rëndë për ngjarjen e Elbasanit, prokuroria i bën gjĕměn Xhelal Mziut

Lajm i fundit/ Deklarata e rëndë për ngjarjen e Elbasanit, prokuroria i bën gjĕměn Xhelal Mziut

Policia e Shtetit ka nisur procedim penal ndaj drejtuesit politik të PD-së në Dibër Xhelal Mziu.

Procedimi për Mziun vjen pas deklarates qe beri dje ne Diber, ku pohonte se “çdo person i dyshimtë do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”.

Në njoftimin e saj Policia thotë se Mziu akuzohet për veprën penale “Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës”.

Sipas bluve, demokrati ka kërcënuar dhe ka bërë thirrrje për të nxitur dhunë duke bërë prezenet ngritjen e grupeve të gatshme me pretendimin e mbrojtjes së votës.

Njoftimi i Policisë

Nga Oficerët e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër ka filluar procedimi penal dhe materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale

“Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës”, në ngarkim të shtetasit XH.M, kandidat për deputet  i subjektit politik Partia Demokratike në qarkun Dibër.

Kjo pasi gjatë një takimi elektoral në territorin e bashkisë Dibër, shtetasi XH.M, ka kërcënuar dhe ka bërë thirrrje për të nxitur dhunë duke bërë prezenet ngritjen e  grupeve të gatshme me pretendimin  e mbrojtjes së votës.

Policia e Shtetit thekson edhe njëherë faktin se asnjë subjekt politik, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë atributet e Policisë së Shtetit dhe

për këtë do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në territor duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të këtyre strukturave të paligjshme që kryjnë veprime duke cënuar ligjin dhe të drejtat e liritë themelore të qytetarëve.