Tre persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë kundërshtuar me forca efektivët e policisë së Elbasanit
dhe janë futur në zonën e rrethuar me shirit në lagjen “5 maji”, pas masakrës që ndodhi mesditën e sotme.
Fotot e mëposhtme tregojnë momentet e arrestimit të tre të rinjve, njëri prej të cilëve mban një kapele dhe syze mbi kokë.
Ata pritet të transportohen drejt Drejtorisë së Policisë.

