Identifikohen dy nga pesë gra.bitësit e miliona eurove 10 ditë më parë në Rinas.
Lajmin e ka dhënë gazetari Arsen Rusta referuar burimeve nga mbledhja e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj me drejtorët e policisë në ambientet e MB.
Emrat nuk bëhen ende me dije për shkak të hetimit por mësohet se autorët po mbahen nën vëzhgim dhe pritet që shumë shpejt të arre.stohen.
5 persona të a.rmatosur deri në dhëmbë, mes të cilëve edhe Admir Murataj i cili mbeti i vr.arë nga policia, grabltën më datë 9 prill 2019, në aeroportin e Rinasit, brenda barkut të avionit miliona euro që kishin destinacion Vjenën.