Lajme

LAJM I FUNDIT/ Ja kush është personi i shpallur në kërkim pas ekzekùtimit të bujshëm në Elbasan

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu teksa zbardhi detaje nga vrasja ne Elbasan tha se është shpallur në kërkim shtetasi Klement Xhaferri.

U shpall në kërkim shtetasi Klement Xhaferri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave,

mbetur në tentativë”  dhe vijon puna intensive për kapjen e tij”, tha Ardi Veliu.

Policia bën me dije se grupi i personave të ndaluar kishin bllokuar qarkullimin e një fuoristrade “ML” që drejtohej nga shtetasi M.G, duke i prerë rrugën dhe i marrë çelësin e automjetit.

Ndaj këtij shtetasi dyshohet se janë kryer veprime të kundërligjshme të heqjes së paligjshme të lirisë, nëpërmjet dhunës të kryer në bashkëpunim.

Sjellim në vëmendje që për këtë ngjarje është arrestuar si autor i dyshuar Arbër Paplekaj.

Si pasojë e të shtënave me armë mbeti i vrarë shtetasi Pjerin Xhuvani, dhe u plagosën katër të tjerë, mes të cilëve një efektive policie.

Klement Xhaferri, foto e publikuar nga Partia Demokratike