Kolegji Zgjedhor vendos përfundimisht zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor.
Kolegji Zgjedhor i Apelimit ka vendosur të rrëzojë padinë e Idajet Beqirit, kreut të Partisë Uniteti Kombëtar për t’u çregjistruar nga zgjedhjet.
Rrjedhimisht dekreti i Presidentit Ilir Meta për anullimin e zgjedhjeve është i pavlefshëm dhe data që mbetet në fuqi për zgjedhjet lokale është pikërisht 30 qershori.
Trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor e përbërë nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj rrëzoi PUK-në e Beqirit i cili nga ana tjetër pranoi këtë vendim.