Këshilli i Europës akordoi një ndihmë për vendet e Ballkanit, në lidhje me zjarret që kanë pushtuar vendet.
Ditën e sotme, në aeroportin e Rinasit, ashtu siç pritej, ka ardhur një helikopter i nisur nga Çekia, që do të asistojë në fikjen e zjarreve nga hedhja me ujë.

Për këtë gjë, foli edhe amabasadori çek në Shqipëri, Jaroslav Ludva, ku deklaroi se helikopteri do të qëndrojë për një javë në Shqipëri.
“Neser fillojme nga puna. Helikopteri do te qendroje 1 jave. Është e përcaktuar por do shikojmë nëse situata është serioze. Kapaciteti është i mirë.
Kemi punuar bashkë me BE-në, situata është agravuar pak në Vlorë, prandaj jemi këtu sot.
Do shikojmë dhe shpresojmë që situata të jetë më mirë. Kemi pasur komunikim me Ministrinë e Jashtme.
Është kërkesa e qeverisë shqiptare në fillim dhe kërkesa shkon në Bruksel, dhe kanë kërkuar dy helikoptera.
Do te sjelim 3. Një nga Çekia, dhe dy nga Holanda. Kam besim që çdo gjë do jetë në rregull.
Kemi ndihmuar përpara dy vitesh edhe ne termet, por me helikopter situata e zjarreve është hera e parë. Faleminderit shumë dhe uroj gjithë të mirat”, tha Ambasadori Çek, Jaroslav Ludva.
Ndërkohë, që është njoftuar edhe për helikopterë të nisur nga Holanda për të ndihmuar sërish në Shqipëri.