LAJM I FUNDIT/ Tërhiqet nga gara e 2 5 prillit partia e njohur
Terhiqet nga gara per zgjedhjet e 25 prillit Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos.
Milo ka theksuar se tërheqja e tij nga gara elektorale ka ardhur për shkak të dështimit të negociatave me faktorët politikë të së majtës.
“Tërheqja ka ndodhur për shkak të dështimit të negociatave me faktorët politikë të së majtës. Angazhimi im politik do të vazhdojë”, ka thënë Milo.
Ai ishte në negociata me Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, me të cilët nuk arriti të gjente dakordësinë.